Ish-kryeministri Berisha në konferencën për mediat i është përgjigjur ashpër deklaratave të sotme të ambasadores amerikane, Yuri Kim. Duke iu referuar deklaratave të sotme të saj Berisha tha se për sa kohë Foltoren e mbështet politika e lartë amerikane, Yuri Kim të shkojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë.
Berisha: Foltorja ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Kjo që shihni në foltore nuk është më pak i vogël dhe entuziaste në vendet mike. Marr përgëzime që marr për këtë nismë për shpëtimin e pluralizmit. Marr përgëzime nga nivelet më të larta të politikës amerikane. Zonjës ambasadore dhe cilësdo tjetër nëse ka një fakt të vetëm e ftoj ta dorëzojë pranë gjykatës në Paris. Përfaqësues të vendeve mike dhe përfaqësues të shquara të elitës së politikës amerikane nuk pajtohen madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën; që kemi prova por nuk i themi. Ke prova çoji pranë gjykatës. Miqtë mi kanë parë dosjen dhe e kanë parë atë pa asnjë provë. Çështja e kafes, le të pijë kafe në livadhet e qeverisë. Unë jam i sigurt se do ta afroj me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.
