Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbarkuar në Fushë-Krujë pasditen e sotme për të mbajtur foltoren e radhës. Duke folur para demokratëve, ai kërcënoi Edi Ramën që të mos guxojë të prishë shtëpinë e demokratëve.
“Jemi për ti thënë Edi Ramës, për ti dhënë ultimatum Edi Ramës nga Fushë-Kruja, mos mendo se mund të konfiskosh shtëpinë e demokratëve në Tiranë. Kujtohu mirë se ke zyrë dhe seli partie, dhe i bindur të jesh ti se nuk mund të mbash kurrë peng selinë e PD-së me peng-kryetarin. Ndaj dhe të heqi dorë nga lojërat e turpshme, primitive, me pluralizmin shqiptar. Edi Rama erdhi në pushtet duke bashkuar qelbësirat e të gjitha llojeve, ne do të bashkojmë kontributet e njerëzve punëtor, atdhetar, që duan interesin kombëtar. Njerëz që nuk përkulen, që sic përmbysën diktaturën komuniste të përmbysin narko-shtetin në Shqipëri”, tha Berisha.
