VIDEO/Berisha tregon se si Lulzim Basha ndan paratë me Taulant Ballën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha se është përfshirë në aferën e “Toyota Yaris” dhe me të mbahet peng nga kryeministri Rama.

Duke folur nga foltorja me demokratët e Burrelit, Berisha tha se me këtë dosje, kryeministri Edi Rama po e mban peng Bashën, ndërsa shtoi se Basha duhet të sqarojë nëse ka ndarë apo jo para me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në këtë aferë.

“Tre-katër ditë më parë u ankua se u sulmua nga unë me fjalët e Edi Ramës dhe unë po i përgjigjem këtu para jush. Peng-Basha nëse Rama apo dikush tjetër thotë diçka që qëndron, Berisha nuk e mohon, absolutisht jo. Është e vërtetë që ai i ka përmendur Toyota Yaris në Parlament por me këtë e mban peng Rama atë, dil e sqaro peng-Basha a ndave para me Ballën apo jo në atë aferë,”- tha Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

“Të kisha si vëlla”, këngëtarja humbi të afërmit në aksidentin tragjik në Bullgari

Read Next

Ish-deputeti socialist në zi/ Koronavirusi i merr jetën vëllait të tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular