Search
Close this search box.

VIDEO/ Bie zjarr në spitalin COVID 3, shihni si del tymi nga godina

Pamjet që shihni vijnë nga ambientet e COVID3, ku kati i parë i godinës është përfshirë nga zjarri. Fatmirësisht në këtë kat nuk ka persona të shtruar, ku trajtohen të sëmurë me koronavirus.

‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet në fjalë ku shihet se si del tymi nga godina, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrfikësja.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ai pohoi se sistemi i infrastrukturës së kësaj godine është amortizuar, ndonëse iu bë një riparim i pjesshëm, duke u shfrytëzuar si spital covid-i.

Po ashtu ai theksoi se kur të mbyllet cikli i kësaj pandemi, thuhet se kjo godinë, ish-kirurgjia e përgjithshme, do të shembet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Vinkmag ad

Read Previous

Skandal në Berat/ 3 motrat shfrytëzohen seksualisht nga një grua, i lidhte me burra në moshë

Read Next

Sizmologu tregon zonat me rrezik të lartë sizmik në Shqipëri: Kush rrezikohet nga tërmetet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular