Skuadra angelze e Chelsea-it ka triumfuar ndaj Manchester Cityt-it mbrëmjen e sotme duke rrëmbyer trofeun e Champions League.
Blutë e Londrës iu falën golit të vetëm të Havertz në minutën e 42 të pjesës së parë duke arritur të marrin trofeun e dytë pas atij të vitit 2012 kundër Bajernit të Munihut.
Dy skuadrat angelze u përballën mes tyre në finalen e Portugalisë, dhe në fund ishin blutë e Londrës ata të cilët dolën fitues.

Pavarësisht se City u përpoq shumë pjesën e dytë, gjithçka ngeli e fiksuar që nga minuta e 42, dhe finalja përfundoi në shifrat 0-1.
Ajo që u shfaq e veçantë në këtë finale ishte rikthimi i tifozëve, edhe pse në numër të vogël, pas boshatisjes së stadiumeve që prodhoi pandemia e koronavirusit.
