VIDEO/Ç’po ndodh në Vlorë? I lidhin duart e gojën, grabitet dhe dhunohet e moshuara

Një e moshuar është dhunuar dhe grabitur në Nartë të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme ku grabitësit kanë dhunuar të moshuarën në shtëpinë e kësaj të fundit në tentativë për të marrë para dhe sende me vlerë.

E moshuara e dhunuar, 85-vjeçarja Varvara Papa tregoi se pasi e kishin lidhur dhe mbuluar me jorgan, autorët kishin marrë vetëm 200 lekë të reja, aq sa kishte në banesë dhe ishin larguar.

Megjithatë, bëhet e ditur se e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në banesën e të moshuarës ka zbarkuar Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Deri më tani në Komisariatin e Vlorës janë shoqëruar disa persona, megjithatë ende nuk dihet se kush janë dy grabitësit që dhunuan dhe grabitën të moshuarën.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Ilir Meta: Rama ka kapur drejtësinë. Nuk arrestojnë peshkaqenët po fusin brenda cironkat

Read Next

Ilir Meta jep alarmin: Ja çfarë pritet të ndodhë para zgjedhjeve, Rama po tenton të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular