Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë të Kosovës sekuestruan 400 kilogram kokainë të pastër e cila vinte nga Brazili.
Droga e cila ishte fshehur në një kontejner pulash u kap në Lipjan të Kosovës, teksa kamioni që do të zbarkonte mallin u drejtua për te kompania që kishte porositur ‘pulat’ e ardhura nga Brazili.
Policia shqiptare dhe ajo e Kosovës pasi ndoqën kontejnerin për tërë udhëtimin , sekuestruan 400 kilogramë kokainë të pastër.
Pas kapjes policia shoqëroi 25 persona , duke përfshirë punonjësit, shoferë e kompanisë si dhe 7 persona të tjerë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge .
Vlera mbi 100 milion euro
Nëse droga do të hidhej në tregun evropian, 100 milionë euro do të shkonin në xhepin e krimit të organizuar.