Policia e Shtetit ka publikuar pamje ku shihet momenti që rrethohet Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau oficerin Saimir Hoxha. Pamjet tregojnë operacionin e zhvilluar nga toka dhe ajri për prangosjen e të riut që ekzekutoi policin në krye të detyrës, në Lezhë. Aldi Rama u kap pas gjashtë orësh kërkime nga forcat RENEA. Ai kishte qëlluar veten me armë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.