Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar mbi vrasjen e oficerit të policisë në Lezhë Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama gjatë një kontrolli për parcela me kanabis në zonën e Lezhës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se tregu i krimit këtu konkurron me punën e ndershme dhe të ligjshme. Sipas tij, për këtë arsye, duhet nisur lufta ndaj tregut të krimit dhe trafikantëve.
Postimi i plotë:
KUR KY VEND HUMB NJE VAJZE/GRUA;
KUR KY VEND HUMB NJE SHERBYES SHTETI/OFICER POLICIE;
KUR KY VEND HUMB NJE PUNETOR, BURRE APO GRUA QOFTE;
KY VEND KA DITEN E TIJ ME TE TRISHTE!
Saimir Hoxha ishte nje sherbyes i shtetit;
Nje oficer i policise se shtetit ne detyre kunder krimit, kultivimit dhe tregetise se droges.
U vra sot ne krye te detyres!
Vrasesi u kap;
Ushtar i nje modeli qe meriton luften tone, si shoqeri, jo thjesht si polici.
Eshte modeli i parave te shpejta, te ardhura nga droga, kultivimi dhe tregetia e saj tek te rinj qe shkaterrohen prej saj.
Tregu i krimit ketu ne fusha, ne Londer, Roterdam, Madrid ne shtepite e barit, eshte ai qe konkuron punen e ligjshme e te ndershme, te ardhurat qe burojne prej saj.
Kur flas per rrogat e punes se ligjshme e te ndershme, dua qe te fitojme betejen mbi tregun e krimit;
Kur flas per beteje te shoqerise kunder kultivimit dhe tregetise se droges, dua te bejme e fitojme betejen pa meshire kunder tyre, si qytetare, prinder, mesues, te rinj, police, prokurore, gjykates;
Kunder ekonomise se tyre kriminale, kunder parave te tyre!
Duhet ta bejme, tani!
Nuk mund ta pranojme si normalitet, “deme” te pranueshme ne nje lufte!
