VIDEO/Djali plagos me armë zjarri studenten 20 vjeçare dhe e tërheq zvarrë në mes të lokalit në Vlorë

Një sherr mes një çifti ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit dhe të granatave.

Rreth orës 12:00, në zonën e njohur si Poliklinika në qytetin e Vlorës, në ambientet e një lokali janë dëgjuar të shtënat. E plagosur ka ngelur një vajze e cila është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Fadil Nikaj, 30 vjeç, është personi që ka qëlluar me armë zjarri një vajzë 20 vjeçe në Vlorë, mesditën e sotme. Ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia dhe me vete i është gjetur arma dhe një granatë dorë.

Një tjetër granatë, i riu e ka hedhur në lokalin ku po pinte kafe dhe tjetra i është gjetur në çantë.

“Më datë 25.09.2021, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë. Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Ngjarja në mes të Vlorës:

Paraprakisht, bëhet me dije djali ka qenë i ulur në një kafe në zonën e Poliklinikës dhe më pas atij i është bashkuar në tavolinë dhe një vajzë e re. Pas disa momentesh, të dy kanë nisur të debatojnë dhe djali ka tërhequr zvarrë të renë përpara lokalit.

Madje, ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 20 vjeçares dhe më pas është larguar. Në largim e sipër, djali ka hedhur drejt lokalit dhe një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plasur. E reja ende e paidentifikuar, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Vinkmag ad

Read Previous

Plas keq mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës në PD: I ke vënë tritolin, fol për Berishën se si…

Read Next

Plas në PD/Duma-Shehajt: Je një hiç, përdore lekët e llumit për të blerë vota. Bardhi: Kemi video, mos aktro. Basha: Call Centerat s’bëjnë sondazhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular