Banorët e Brisbane u tmerruan nga pamja e një avioni transportues C-17, i cili fluturoi mes qiellgërvishëseve në qytetin e Brisbane.
Videoja e aeroplanit strategjik Boeing C-17A Globemaster III u filmua duke fluturuar në një lartësi jashtëzakonisht të ulët gjatë një stërvitjeje, duke përçuar ndjesinë e 11 shtatorit në SHBA. Edhe pse kishte pasur një paralajmërim publik për këtë stërvitje, shumë banorë sërish mbetën të tronditur nga pamja e avionit.
