21-vjeçari Aldi Rama, i cili vrau efektivin Saimir Hoxha me më pas pati edhe vetë fund tragjik do të përcillet sot për në banesën e fundit në Durrës. Nëna e tij hapi dyert e mortit, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se asnjë familjar nuk u paraqit në spital dhe në morg. Trupi i të riut u tërhoq nga agjencia funerale.
Në studion e “Abc live”, duke diskutuar këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha thotë se 21-vjeçari u rrit në një familje jo normale. Hoxha tha se kur ishte vetëm 9 vjeç, Aldi dhe vëllai i tij kanë qenë prezent kur i ati ka kërcënuar të ëmën me motorsharrë.
“Kjo është një gjë e cila do të na shqetësojë për ta trajtuar edhe në vijim. Vetë portreti i të ndjerit është i tillë. Një fëmijë i rritur në një situatë jo normale familjare. Ishte një njeri që ka përjetuar një traumë në moshën e adoleshencës së hershme dhe u reflektua në një situatë që ndodhemi tani. Drama që kanë patur prindërit e tij dhe mënyra si janë rritur. E ëma ka humbur kontrollin mbi fëmijët sepse nuk është lejuar ti ketë. I ati ka dhunuar në prezencë të tyre, kur Aldi ishte vetëm 9 vjeç dhe vëllai 11, të ëmën me motorrsharrë, nga ai moment e mbrapa është prishur kjo familje. Sigurisht në një situatë të tillë. Momentin e parë që ka ndodhur ngjarja kam kërkuar nëpër skendarë ku jetonte ky personazh. Më rezultonte që ky personazh jetonte në Durrës, ndërkohë duke kërkuar m vonë doli te gjyshi në Lezhë, pastaj në Librazhd. Dhe policia kishte paqartësi ku e kishte adresën fikse. Po kërkohej adresa se po kërkoheshin familjarët që ta telefononin. U vu në vështirësi edhe policia sepse nuk po gjenin pikë kontakti që ti thonin dorëzohu,” u shpreh gazetari.