(VIDEO) “Jam i pari që marr kallashin”/Kush është i burgosuri që shkeli masën e sigurisë dhe shkoi te Berisha, i dënuar disa herë për…

Një person që duhet të ishte në “arrest shtëpie” ka marrë pjesë ditën e djeshme në “Foltoren” e mbajtur nga Sali Berisha në qytetin e Durrësit.

Ai quhet Ilirjan Amedani, teksa e ka thënë vetë se rezulton ende në arrest shtëpie, ndërsa me mikrofon në dorë i kërkon Berishës “t’i japë gaz”, pasi vetë ai do të ishte i pari që do merrte kallashin.

Mirëpo kush është Ilirjan Amedani?

Amedani ka qenë disa herë në burg i dënuar për vepra të ndryshme penale.  Bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes.

Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës.

Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr.prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar udhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës, shkruan TCH.

“Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.

 Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai dje në Durrës.

Vinkmag ad

Read Previous

Përjashtimi i Berishës nga PD/Ilir Meta bën lëvizjen e papritur, ç’po ‘kurdis’ presidenti?

Read Next

VIDEO/E kaluara dramatike e Aldi Ramës, Artan Hoxha: Kur ishte 9 vjeç pa të atin që kërcënoi nënën me motosharrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular