Search
Close this search box.

Video e vitit ’98/Qytetari pyet Ramën “nga të kemi”, tallet keq Ilir Meta: As ai vetë nuk e di

Një video e vitit 1998 në Tv Koha po bën namin në internet, ku shihen së bashku Ilir Meta, kryeministër në atë kohë dhe Edi Rama, në postin e ministrit të Kulturës.

Në shoqërinë edhe të ish-deputetit Pëllumb Shullazi, Kiço Blushit, Nikoll Lesit dhe një qytetari tjetër, Meta duket mjaft i qeshur, saqë nuk i mungojnë edhe batutat thumbuese ndaj Ramës.

Teksa qytetari e pyet Ramën “nga të kemi”, e menjëhershme është batuta e Metës, që përgjigjet “as ai vetë se di” dhe më pas qesh me të madhe. Siç shihet edhe në video, Rama qëndron pak më i stepur, ndërsa Meta është më i lirshëm dhe gjatë gjithë kohës bisedon, qesh dhe bën batuta.

Dialogu:

Ilir Meta: Si i thashë dje Nanos? I thashë do vijë te partia me Doklen dhe Ruçin. Të më kontrollojë partia çdo ditë i thashë.

Pëllumb Shullazi: Ti do me i lënë natë e ditë kështu…

Ilir Meta: (Qesh) Derisa të thotë u lodha… (Qesh) Ka hyrë edhe ky me shoqërinë civile tani. Ka rihyrë. Apo jo zoti Rama? Se ti e ngrite pak a shumë gati gjysmën e dollisë time domethënë. Shpërtheve edhe ti. U mendove, u mendove po…

Qytetari: Nga të kemi zoti Rama?

Ilir Meta: As ai vetë se di (Qesh me të madhe)

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Roza Lati: Të hapen shtëpitë publike. Vetëm kështu bëhet ky vend

Read Next

VIDEO/Kasaphanë në burg, të paktën 52 të burgosur të vdekur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular