Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në mbrëmje në Vlorë, ku një makinë u shpërthye me eksploziv. Burime nga policia bëjnë me dije për “Panorama.al” se automjeti është në pronësi të Benard Sinomatit.
“Panorama.al” mëson se shtetasi Benard Sinomati ka kohë që jeton në Belgjik, dhe deri vjet ka vuajtur dënimin me burg në këtë vend.
Automjeti me targa AA 151 HJ ishte i parkuar poshtë pallatit, pranë spitalit të Vlorës në lagjen “Hajro Cakerri”.
Makina e tipit “Volkswagen Pasat” qëndronte prej kohësh e parkuar pranë ambulancës së qytetit bregdetar.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip “Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.