U nis me urgjencë nga Lezha në Tiranë/ 34-vjeçari i plagosur ishte në kërkim nga policia malazeze. Ja krimi për të cilin dyshohet

Zbardhen të tjera detaje mbi Vinçens Pirolin, 34-vjeçarin që plagos sot në rrethana të paqarta në Kurbin.

Më herët policia bëri me dije se ai u dërgua nga spitali i Lezhës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

Burime nga “blutë” bëjnë me dije se Piroli ka qenë në kërkim nga policia e Malit të Zi.

Vinçens Piroli dhe shqiptari tjetër Dorjan Lala u shpallën në kërkim si të dyshuar për vrasjen e malazezit Momçillo Gjurishic. Dyshohet se ngjarja lidhet me hakmarrjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) EMRI/ I dënuar me burg në Belgjikë, zbulohen detajet. Kush është pronari i makinës që u hodh në erë me eksploziv?

Read Next

Skandali në SHBA/Ja si 6 diplomatët shqiptarë i kërkuan s**ks për 10 dollarë polices së maskuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular