(VIDEO) Femrat shqiptare me sheikët në Dubai/ “A do shkoje në shtrat me një kriminel nëse…”, ndizet debati mes Olti Currit dhe aktivistes Zana Avdia

Olti Curri dhe aktivistja Zana Avdia kanë pasur një debat në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e sotme. Aktivistes i është drejtuar një pyetje nga Olti Curri, që sipas saj e ka degraduar diskutimin.

Curri e ka pyetur se çfarë do kishte bërë ajo nëse do i propozonin një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të zhdukjes së prostitucionit në botë.

DEBATI:

Olti Curri: Në qoftë së në këmbim të zhdukjes së prostitucionit në botë do të duhej që të shkoje në shtrat me një kriminel a do e bëje?

Zana Avdia: Çfarë pyetje e poshtër!

Olti Curri: Faleminderit!

Zana Avdia: Është çështje me u tall me viktimat dhe gjendjen e mjerueshme të grave në shoqërinë tonë.

Olti Curri: Pra ti nuk do e bëje?

Zana Avdia: Unë i përcjell edhe portalin tënd edhe ato çfarë thua. Unë e di që ti bëhesh sensacion për të sulmuar dhe sidomos gratë edhe prandaj një pyetje të tillë që e prish nivelin e bisedës, unë mendoj që nuk duhet me iu përgjigj.

Olti Curri: Ishte një pyetje shumë e thjeshtë…

Zana Avdia: Më vjen keq që ka njerëz që nxisin urrejtjen nëpër media. Nëse burrat duan me zhduk prostitucionin, thjesht mos e bëni. Të gjithë ata që flasin për prostitucionin i gjen duke përdorur pushtetin që kanë./tvklan.al

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Kush është vajza e ekranit shqiptar që ka shkuar në Dubai me anëtarin e bandës kriminale për 70 mijë euro në këmbim të marrëdhënieve se**uale? Gazetari tregon dy historitë

Read Next

“Ndodhet para provës së zjarrit”/ Frrok Çupi zbulon kush fshihet në të vërtetë pas zgjedhjes së Presidentit të ri dhe se çfarë e pret Bajram Begajn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular