VIDEO/Gazetari zbulon familjen politike shqiptare që humbi shumë para që i kishte fshehur në Qipro

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ku po diskutohet për aferën shqiptare në “Pandora Papers” tha se është përfolur që një familje ka humbur shumë para në Qipro para disa vitesh.

Ai nuk zbuloi emra, por shtoi se i përkiste kahut politik djathtas.

“Prej vitesh në Shqipëri është folur që shumë politikanë shqiptarë kanë çuar para në Qipro. Për sa flitet nuk është shpikur kot. Është folur që një familje e rëndësishme politike shqiptare ka humbur shumë para në Qipro para disa vitesh dhe një identitet politik brenda saj, flitet që në Qipro ka humbur goxha para nga një tronditje që pësoi tregu informal. I humbi sepse ndodhi një lëvizje e qarkullimit të parave. Është si puna e Bitcoin që pëson këto luhatjet e forta por për shkak të konfidencialitetit emrat nuk bëhen publikë edhe pse janë spekuluar. Është djathtas”, tha Dyrnjaja

Vinkmag ad

Read Previous

Mbyllen hetimet për “Kostandin Kacifas”! Prokuroria zbulon të fshehtat e dosjes së bujshme

Read Next

Prokuroria e nxori vetëvrasje/Reagon për mediat greke, e ëma e Kostantinos Kacifas: Do kërkoj drejtësi në Strasburg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular