VIDEO/Grida Duma: 3 banda të Kavajës erdhën me ofertë, na thanë ju sjellim ne në pushtet

Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Duma ka treguar publikisht se para zgjedhjeve ka pasur oferta nga 3 banda.

E ftuar në “Open”, Duma tha se në këmbim të mbështetjes së tyre bandat u kanë kërkuar Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë. Kandidatja për deputete tha se Basha është së ai ka thënë direkt ‘Jo’, duke mos u tunduar nga ofertat.

“Kemi pasur oferta nga 3 banda të ndryshme sapo unë kam shkuar në Kavajë. Na është thënë: “Do vijmë me ju sepse pushteti është me ju. Do bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë”. Ajo që do të them unë për të disatën herë është një ‘JO’. Ajo që do të vlerësoj unë tek zoti Basha, tek ai njeri, është që kur unë i kam thënë “ka ardhur filani e fistëku, kërkon këtë e atë”. Dhe me një tundje dore më ka thënë ‘Jo’. Dhe ne këto ua kemi dërguar edhe ndërkombëtarëve se si po veprohet dhe ç’po bëjnë. Nuk kam pasur asnjëherë tundime, as në Durrës e as në Kavajë,” – tha Duma.

Vinkmag ad

Read Previous

Demonët e etno-nacionalizmit në Ballkan

Read Next

Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj/SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive, ja vlera marramendëse e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular