Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj/SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive, ja vlera marramendëse e tyre

Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e 22 pasurive  me vlerë 82.4 mln lekë.

Sipas kërkesës së lëshuar nga SPAK, pasuritë që kërkohen të sekuestrohen janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazh. Ato ndodhen të gjitha në Vlorë. Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Dokumenti nga Spak

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar 63 vite burg në total për grupin e Habilajve. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar pretencën për anëtarët e grupit, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Prokurorët e SPAK kërkuan 18 vite burg për Moisi Habilajn, edhe pse ky i fundit është në arrati që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Ndërsa për Nazer Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, hetuesit kërkojnë 15 vite heqje lirie.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Grida Duma: 3 banda të Kavajës erdhën me ofertë, na thanë ju sjellim ne në pushtet

Read Next

Egli Haxhiraj, pika e referimit të sipërmarrësve italianë në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular