Një person, i izoluar nga bora, në Theth, ku trashësia arrin deri në 4 metra është shpëtuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Forcat e FNSH Shkodër dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura ndihmuan në shpëtimin dhe evakuimin e qytetarit të bllokuar nga bora në Qafë Thore.Bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Kodra, i cili punonte si roje i një bujtine në zonë.