Pëllumb Pipero u infektua pas vaksinimit/ Këto janë shenjat që shfaqi edhe Rama

Ditën e djeshme mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero u infektua me koronavirus edhe pse ishte ndër të parët që mori dozën e vaksinës kundër Covid-19.

Në një përgjigje pas interesimit të medias, Pipero theksoi se ai është duke u trajtuar në shtëpi.

Bashkë me Pëllumb Piperon, ishte edhe kryeministri Rama ai i cili mori ndër të parët dozën e vaksinës kundër koronavirusit në 11 janar në stadiumin ‘Air Albania’. Por vetëm 7 ditë më pas kryeministri Rama ka shfaqur komplikacione, duke u kollitur dy herë në Kuvend teksa ishte duke folur për vaksinën Pfizer dhe se si Bashkimi Evropian e kishte lënë në baltë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i furnizuar me numrin e domosdoshëm të vaksinave. Megjithatë, kollitja e kryeministrit Rama nuk u pikas nga mediat, edhe pse kollitja është një nga simptomat e infektimit me koronavirus.

Duke iu referuar kohës që nga vaksinimi, mjeku Pëllumb Pipero thekson se duhen dy javë që të fillojë prodhimi i antitrupave, ndërsa imuniteti arrihet në fund të javës së tretë.

Sipas tij, janë raportuar në shumë vende të botës të infektuar me koronavirus, veçanërisht me Izrael, ku është vaksinuar më shumë se 30% e popullsisë, dhe kjo ndodh e mund të ndodhë mbas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Gjithashtu bëhet e ditur se Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit. Mjekë dhe infermierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta të virusit pas bërjes së vaksinës, kollë dhe temperaturë.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/I bllokuar në 4 metra borë, shikoni si u shpëtua roja i bujtinës në Theth

Read Next

Rudina Hajdari: Me paratë e shqiptarëve paguhet Ndrangheta, shteti është kthyer në bandë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular