Gazetari Frrok Çupi i ftuar në emisionin ‘Spotlight’ bëri një deklaratë të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Çupi tha se për Sali Berishën është një urdhër-arresti dhe nëse në datën 11 do të bëjë trazira ai do të arrestohet menjëherë.
“Që Sali Berisha ka urdhër-arresti është krejt e vërtetë, është publikuar në mediat amerikane, është intervistuar nga intervistuar vet Sali Berisha dhe ka pranuar që ka një urdhër-arresti, por këtë ma ka bërë Yuri Kim dhe unë tani për tani ka thënë Berisha lëviz krejt i lirë. Sigurisht që lëviza krejt i lirë, por siguria ndaj Berishës është garantuar që në momentin që do shkaktojë turbullira bashkë me ju në 11 apo pas 11-tës, është i arrestuar. Sali Berisha është i ndaluar të shkojë në parlament, Sali Berisha është i ndaluar të shkojë jashtë shtetit, është i ndaluar të bërë turbullira, Sali Berisha është i arrestuar. A do shkojë në ndonjë ishull ta bëjë jetën e burgut, apo do ta bëjë në Shqipëri është tjetër punë.”, tha Çupi.