Fatbardh Kadilli, mori pjesë në Kuvendin e Lulzim Bashës, ku artikuloi mjaft kritika ndaj tij. Ndër të tjera, Kadilli tha se; “Në 26 prill, PD, zgjodhi të bëjë ideal të saj humbjen dhe jo fitoren. Në 26 prill PD vendoi të jetë një parti e vogël, që udhëhiqet nga një njeri që nuk e ka problem humbjen“.
Por, gjatë fjalës së tij, militantë të Bashës e kanë fyer rëndë, duke tentuar ta intimidojnë, që të mos vijojë fjalimin e mbushur me kritika.
