Karriget në Pallatin e Kongreseve janë numëruar një për një.
Një nga gazetarët e Syri Tv ka kaluar rresht për rresht, në të gjithë zonat e kësaj salle, për të numëruar se sa ka qenë kapaciteti i sallës ku Lulzim Basha mbajti Kuvendin e tij dhe numri total i karrigeve ishte 1958.
Pretendimi i Bashës, që shkaktoi habi dhe “tronditje” të thellë tek të gjithë demokratët dhe jo vetëm, është se në Pallatin e Kongreseve ka patur 5004 delegatë edhe pse dihet se kjo sallë nuk mban më shumë se 2100 karrige.