Publikohen pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”.
Gjatë këtij operacioni u zbardh ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik të Malësisë së Madhe. Gjithashtu u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Policia sqaroi se në pranga kanë rënë 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe një është shpallur në kërkim.
Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, si dhe prova të tjera materiale që i shërbejnë hetimit për dokumentimin me prova ligjore të grabitjes me armë dhe dhunë të filialit të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.
Gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s, deri tani është gjetur njëra nga armët e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë kryerjes së grabitjes së vlerave monetare.