VIDEO/Kërcënon hapur Sali Berisha: Askush nuk guxon të…

Ish-kryeministri Berisha ka sqaruar edhe një herë mënyrën që sipas tij u ndoq për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD.

“Ka një ligj universal. Asambleja sipas ligjit kur nuk e mbledh kryesia e mbledh anëtarësia. Ka një statut i cili përcakton kush e mbledh Kuvendin. Kur e mbledh anëtarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi.

Ka vetëm 1 problem. Verifikimi apo transparenca. Cilido, gazetarët, panelistët që janë aty ka të drejtë të verifikojë të gjithë formularët. Të shkojë zoti Bardhi dhe të verifikojë çfarë të dojë.

Transparencë po. Vendimmarrje jo. Vendimmarrja është e atyre burrave dhe grave që kanë firmosur për një akt madhor që është thirrja e Kuvendit. Kuvendi do mblidhet me transparencë të plotë.

Këtyre zotërinjve që kanë firmosur grupi i tyre do t’i pajisë të gjithë me mandate. Të gjithë anëtarët e kuvendit do kenë mandate. Kur flet anëtarësia, përfaqësia është vetëm anëtarësi. Ky është ligji universal.

Pluralizmi përcaktohet me votë. Pakica ka një të drejtë të pamohueshme: të marrë pjesë në kuvend, të propozojë dhe të vijë verifikojë çdo mandat në krahasim me kuvendin e kaluar. Ta harrojë kush se kur flet anëtarësia të ndërhyjë përfaqësia” – tha Berisha në Opinion.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Andi Bushati i ashpër me ambasadoren Yuri Kim: Çfarë i duhet asaj me punët e PD-së?

Read Next

(VIDEO) Sherr në Athinë/ Reperi sulmon dy persona me thikë, mes tyre një shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular