Detaje të reja kanë dalë nga përplasja e djeshme në Greqi mes reperit Thug Slime dhe katër personave të tjerë, nga të cilët dy prej tyre ishin shqiptare. Protothema shkruan se sipas policisë, e cila ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arrestuar tre persona, mes tyre edhe reperin bullgaro-nigerian Thug Slime.
Për një arsye të panjohur pesë persona janë zënë në një kafene, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur. Mësohet se reperi Thug Slime ka sulmuar me thikë dhe ka plagosur babanë e tre fëmijëve, ndërkohë që mendohet se ngjarjen e ka parë dhe një fëmijë 10-vjeçar. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mesditës së djeshme, kur një makinë me katër pasagjerë, dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek, ka ndaluar jashtë një kafeneje në rrugën Lenorman