VIDEO/ Kërcet huri te Liqeni në sy të policisë, të rinjtë përleshen me njëri-tjetrin. Sherri nisi për shkak të…

Këto pamje janë filmuar gjatë një sherri të ndodhur pranë zonës së Liqenit Artificial. Në videon e publikuar  shihet një efektiv që mban një person nga xhupi, ndërsa një tjetër u sulet me shkop në dorë.

“Hajde këtu ore, hajde këtu,”- dëgjohet të thotë ai.

Sherri ka ndodhur pasditen e sotme dhe mësohet se ka nisur për shkak të një vendi parkimi të një makine.

Ende nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë që të tregojë nëse ka pasur persona të lënduar apo detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.