Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në një darke ministrat e qeverisë dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Darka po mbahet në restorantin “Fish City” në Labinot të Elbasanit që i përket Gjergj Lucës, një prej biznesmenëve afër qeverisë.
Panorama.al ka publikuar një foto ekskluzive nga darka ku shihet zv/kryeministri Arben Ahmetaj, por edhe ambasadori i Britanisë së Madhe.
Darkës nuk mund t’i mungonte as muzika live, ku për të gjithë të pranishmit performon këngëtarja e njohur Vikena Kemenica.
Në këtë darkë ndodhet i gjithë trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, përfshirë edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.