Këto janë momentet e fundit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha trupi i të cilit u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë pas Malit të Dajtit më 6 nëntor 2021.
Pamjet janë marrë në kodrat e Liqenit artificial dhe thuhet se bëhet fjalë për datën 21 tetor 2021, pikërisht një ditë pas largimit të 43 vjeçarit nga banesa në Paskuqan.
Në pamjet filmike duket Ruzhdi Hoxha që në një moment merr telefonin për të folur. Ai është i veshur me një xhup pa mangë, e njëjta që gjeti policia e shtetit në zonën e Qafë Mollës, transmeton Ora News.
Sipas burimeve Ruzhdiu ishte me dy shokët e tij duke konsumuar kafe, me pas po atë ditë disa orë më vonë ai është takuar më shokun e tij Fredi Rrushi ku ka hipur në makinën e tij tip Passat. Ndërkohë u ka thënë shokëve të tij se do të dalë me Fredi Rrushin.
Gjatë telefonatave që familjarët kanë pasur me Fredi Rrushin ai është shprehur se Ruzhdi Hoxhën e ka lënë në zonën e Treshit. Po sipas burimeve familjaret kanë tentuar të lidhen në telefon më të, por ai ka dalë i fikur.
Mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të Ruzhdi Hoxhës, biznesmeni i cili nuk ishte person me precedent penalë, ndërkohë që nesër pritet të dalin në Gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë Fredi Rrushi dhe vëllai i tij.