VIDEO/Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri, i vendoset emër shqiptar, Mjeku: Ka gra të tjera afgane që presin të lindin

Në Shqipëri ka lindur fëmija i parë afgan në spitalin e Lezhës. Ai është sjellë në jetë nga një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.

Prindërit mësohet se kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar dhe një nga më të preferuarit është Albi.

Sipas mjekut, Nikoll Brozi djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërkohë që në spital kanë mbërritur dhe të tjera gra afgane, të cilat janë në pritje të fëmijëve të tyre. Ai thotë për Fax News se një pjesë e tyre kanë shfaqur probleme të zakonshme të shtatzënisë, ndërkohë që familja afgane nuk pranon të flasë, për shkak të frikës mbi sigurinë e tyre.

Ndërkaq, për lindjen e fëmijës së parë afgan në Shqipëri ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili shkruan se “ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”.

Prej disa javësh në Shëngjin, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Tiranë janë akomoduar qindra afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët dhe mbahen në Shqipëri kryesisht në sajë të ndihmave të marra nga organizata joqeveritare.

Vinkmag ad

Read Previous

Albin Kurti ia bën Serbisë ‘8 me 2’/Lëvizja e tij befason edhe SHBA-të

Read Next

Nard Ndoka nuk heq dorë nga kapërcimet politike/Ikën nga Basha dhe shkon te kundërshtari i tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular