VIDEO/Me helikë të thyer e i ngulur në tokë, shihni çfarë ka mbetur nga avioni i rrëzuar në Vermosh

Një avion i vogël sportiv është rrëzuar ditën e sotme në Vermosh.

Mjeti fluturues dyshohet se ka bërë ulje të detyruar dhe në të ka qenë piloti bashkë me një pasagjer.

Sikurse mund të shihet edhe në pamje, avioni është ngulur me hundë në tokë, ndërsa ka dëmtime të shumta.

Helikat para të avionit janë thyer, po ashtu edhe disa xhama, ndërsa gomat e tij janë shtrembëruar.

Dyshohet se avioni ka ardhur nga zona e Malit të Zi rreth orës 12:30.

Duke ju referuar dëshmive të barinjve të zonës, të cilët kanë qenë të parët që e kanë konstatuar, avioni është ulur rreth orës  8-9 të mëngjesit, ka pushuar gjysmë ore dhe është ringritur sërish por në kthim ka pësuar defekt dhe është rrëzuar.

Kryeplaku i Kelmendit për Ora News: Avioni pësoi defekt kur po ringrihej pas pushimit, u dëgjua zhurmë si granatë

Rrëzohet avioni në Vermosh, 2 persona “zhduken” me fuoristradë, dyshohet se do trafikonin kanabis

Nga ana tjetër, kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata, në një lidhje telefonike për Ora News tregoi të gjithë dinamikën e rrëzimit të avionit në livadhet e Vermoshit. Ai thotë se zhurma ka qenë e madhe, ndërsa personat brenda tij janë larguar me një fuoristradë.

“Është dëgjuar një krismë si granatë. Avioni ka rënë në livadh, janë afruar barinjtë dhe kanë parë 3-4 veta. Një prej tyre u ka thënë mos u afroni, këta kanë menduar që janë policia dhe nuk janë afruar. Njerëzit i kanë marrë me një fuoristradë dhe tani nuk ka njeri këtu. Tani ka ardhur policia e kufirit po bëjnë foto. Nuk jam afruar afër se kështu mu komunikua.”

Vinkmag ad

Read Previous

‘Kriza energjetike’/Basha: Ku i çoi Rama paratë e reformës?

Read Next

VIDEO/Babai i Aldi Ramës nis me akuza: Djalin ma lanë të vdiste, kishte shenja në fytyrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular