Search
Close this search box.

VIDEO/Meta flet hapur: Ja kush më tradhtoi dhe më nxori në pritë…

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se djegia e mandateve ka qenë një çmenduri e cila nuk ka pasur asnjë mbështetje. Ai theksoi më tej se PD dhe LSI tradhtuan Republikën dhe Presidentin.

“Tani jam i bindur që lënia e mandateve ka qenë e programuar, për të fshirë gjithë opozitën. Me djegien e mandateve, PD dhe LSI tradhtoi Republikën dhe Presidentin e Republikës sepse e lanë vetëm”, u shpreh Meta.

I pyetur për një mandat të dytë si President ai theksoi se nëse do kishte ndryshim më 25 prill do e pranonte.

“Mandat i dytë? Jam i sigurt që po, por jo më përpara se 20 vite. Nuk e kam pasur synim as këtë mandat. Nëse do kishte një ndryshim më 25 prill do ta pranoja një mandat të dytë si President nëse do të bëheshin ndryshime, që Institucioni i Presidentit të kishte më shumë instrumente për të mbrojtur demokracinë”, tha Meta.

Ai deklaroi se është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga opozita. “Unë jam Presidenti që jam lënë vetëm, jam tradhtuar dhe më ka nxjerrë në pritë opozita.

Detyrën time e kam bërë shkëlqyer. Ishte vendosmëria ime që pengoi pushtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha që riktheu Parlamentin pluralist”, tha Meta në abc News.

Vinkmag ad

Read Previous

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, do jemi në sheshe

Read Next

VIDEO/Lubonja kap mat Lulzim Bashën: A është i korruptuar Sali Berisha? Thuaje këtu në publik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular