VIDEO/Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe në Romë: U luta për begatinë e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Ai ka ndarë video dhe foto nga mesha e cila u zhvillua mëngjesin e sotëm. Kreu i shtetit thotë se është lutur për mbrojtje dhe begati të Shqipërisë dhe komunitetit Arbëreshë dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionale me popullin dhe Italinë mike.

Postimi: I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare. Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

Vinkmag ad

Read Previous

“Ballkani i Hapur”/Edi Rama shkon në Serbi më 3 dhe 4 nëntor

Read Next

Nikollë Lesi: Berisha, e vetmja shpresë për Shqipërinë. Ai do bëjë ortek popullor. Rama të gjejë vrimë të futet se do e mbledhim kruspull në Surrel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular