Pas barazimit 1-1 me Laçin në “Air Albania” tifozët e Partizanit kanë pasur një moment gjaknxehtësie kundrejt drejtorit të klubit Olsi Rama. Ata ngritën zërin me zemërim ndaj lojëtarëve, në momentin që futbollistët po hynin në dhomat e zhveshjes, gjë që e shtyu Ramën të afrohej pranë tyre për t’ju dhënë përgjigje duke kërkuar mbështetje për ekipin.
Ka qenë pikërisht ky veprim që ka shkaktuar reagim tek një grup tifozësh të cilët I janë përgjigjur: “Po mirë me tifozët do merresh ti, merru me ekipin, legen”. Situata më pas u tensionua dhe u desh edhe ndërhyrja e stjuartëve për të ndalur disa tifozë të cilët u afruan për të zbritur në fushë.