Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka komentuar padinë për shpifje të Sali Berishës ndaj Sekretarit Amerikan Antony Blinken.
Beqiri e ka cilësuar këtë akt si të paprecedentë, pasi sipas tij “Berisha është duke hedhur në gjyq vetë Amerikën”.
Avokati shpjegoi se se nuk ka gjykatë në botë që e merr përsipër, ndërsa shtoi se SHBA e ka dosjen mal për krimet e kryera nga Berisha dhe se nuk i mundojnë provat dhe faktet.
Ndër të tjera ai u shpreh i bindur se SPAK do e marrë të pandehur para muajit shtator.
“Padia është një rast i paprecedentë. Berisha me atë kërkesë duhet të jetë i ndërgjegjshëm për një gjë se ka aq shumë prova dhe SHBA e kanë dosjet mal me ato që ka kryer. Berisha i ka pranuar krimet vetë të shpërndarjes së armëve në 1997, ai e ka pranua se ka thyer embargon e naftës dhe armëve, e ka pranuar vetë se do të vriste Edi Ramën kur ishte kryetar i opozitës dhe se i kishte vendosur 5 snajper. Në këtë aspekt po të thanë non grata në SHBA do të thotë e ke mbushur kupën dhe ajo po derdhet dhe nuk ka më kush të të mbrojë ty. SPAK dhe BKH jam i bindur që do hetojnë dhe Berishën nuk do e zërë shtatori pa u marr si i pandehur për të gjitha këto krime”, tha Beqiri për Report Tv.