VIDEO/ Shikoni se si kamarierët shqiptarë masakrojnë me grushte kokës e në bark emigrantin nga Maroku

Dy kamarierë të një lokali dhunojnë me grushte një emigrant maroken, Elmedi Nouak, 27 vjeç.

Ashtu siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme, kamarierët me tabaka në duar, ndalojnë emigrantin në derën e lokalit dhe pas disa sekondash bisedë, ata nisin ta qëllojnë me grushte në kokë e në bark atë, duke e lënë të shtrirë, raporton Panorama.

Rreth tyre mblidhen edhe persona të tjerë e më pas nuk tregohet qartë se çfarë ndodh me marokenin.

I riu doli sot me zë dhe figurë dhe denoncoi për dhunë efektivët e Policisë së Durrësit. Ai u shpreh se ata e kishin mbyllur dhe për më shumë se pesë ditë e kishin lënë pa ngrënë, lakuriq dhe e kishin dhunuar.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga Policia e Durrësit, e cila përmes një njoftimi zyrtar sqaroi se marokeni ishte dhunuar nga një kamarier për vetëmbrijtje pasi kishte shqetësuar klientët në lokal. Sipas policisë, marokeni ishte konfliktuar dhe me mjekë të urgjencës së Durrësit, zihej me qytetarët si dhe ishte proceduar penalisht për shitje kanabisi.

Vinkmag ad

Read Previous

SHBA e futi në listën e zezë të korrupsionit/ Yuri Kim i lëshon mesazhin e fortë Sali Berishës: Askush nuk mund të…

Read Next

VIDEO-Paralajmëron avokati i Izet Haxhisë: SHBA ka mal me prova për Berishën, SPAK do e marrë të pandehur para muajit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular