Plagosje me armë zjarri në fshatin Mushan të Shkodrës! 24-vjeçari, Isak Mehmedaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal të Shkodrës me plumb në krah. I riu kërkoi ndihmën mjekësore pas plagosjes që iu bë, nga person/a ende të paidentifikuar. Mehmedaj është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Përballë policisë ai është shprehur se nuk ia ka idenë se kush mund të ketë qëlluar.
U riu është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e largët, në një zonë të pabanuar, teksa po hidhte mbeturinat në kosh.
Rezulton se Isak Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, një prej të cilëve është i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit, të ndodhur më 28 nëntor 2020 në Shkodër, shkruan Dosja.al
Policia e specifikon ngjarjen si të paqartë, ndërkohë është nisur drejt vendit ku ndodhi plagosja me armë zjarri. Hetimet janë duke vijuar, për të bërë zbardhjen e plotë si dhe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
