VIDEO-Plas keq në Kuvend/Gramoz Ruçi përplaset me Ralf Gjonin: Je trim i madh ti? Deputeti: Nuk largohem, madje ta zë dhe vendin

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin Ralf Gjoni, në seancën e sotme plenare.

Pasi Gjoni përfundoi fjalën e tij në foltoren e parlamentit, Ruçi i vuri në dukje deputetit se për 15 minuta ka folur vetëm për pakënaqësitë e zgjedhjeve dhe jo për rendin e ditës.

Gjoni u kthye për t’iu përgjigjur Ruçit, por ky i fundit ia ndërpreu fjalën dhe i komunikoi përjashtimin nga salla. Në një moment dëgjohet kryeparlamentari që i thotë deputetit: “Jo, je trim i madh ti?”.

Ndërsa Gjoni i përgjigjet po me të njëjtën monedhë: “Jo po je ti trim. Nuk largohem, madje zë dhe vendin tënd”.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/“Rama ik të qittë Zoti fare…Basha kryeministër”/ Kryedemokrati pritet me flamujt e PD-së në Shkodër

Read Next

VIDEO/Monika Kryemadhi: LSI s’ka për t’u shkrirë, Rama dhe socialistët do hanë kokat e njëri-tjetrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular