Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku është pritur nga një turmë me dhjetëra qytetarë.
Këta të fundit kanë fishkëllyer dhe brohoritur, teksa dëgjohen të bërtasin e ngrenë dy gishtat lart. Nuk mungojnë as kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Rama ik….Rama ik, Bssha, Basha, Basha kryeministrit, ik Rama të qitë Zoti fare,”- dëgjohet të thuhet në turëm. Ajo që vihet re është se njësoj si në Kavajë janë shkelur rregullat e vendisura gjatë periudhës së pandemisë, pasi askush nuk respekton distancën dhe nuk mbajnë maska anti-Covid.