VIDEO/Plas keq në vizitën e Papës, prifti grek sulmon Atin e Shenjtë: Je heretik

Vizita e Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi nuk ka shkuar dhe aq e qetë sa ishte menduar.

Gjatë vizitës në pjesën greke të ishullit, mediat raportuan se një person i armatosur me thikë ishte arrestuar, teksa dyshohet se kishte plane të sulmonte Atin e Shenjtë.

Ndërsa në Athinë Papës i ka ndodhur një tjetër incident. Teksa ka hyrë në kishë, një prift orthodoks i është drejtuar me fjalët “Papa, je heretik”.

Siç duket edhe në video, menjëherë ka ndërhyrë siguria duke e rrëzuar priftin në tokë.

Katolikët dhe ortodoksët kanë qenë të përfshirë në dialog që synon ribashkimin eventual për dekada dhe bashkëpunojnë në shumë nisma sociale, por të dyja palët janë ende shumë larg në pikëpamje  teologjike.

Raportet e tyre kanë ende mprehtësinë e shekujve, sidomos në nivele të larta teologjike, dhe kjo u vu re së fundi në Greqi me priftin ortodoks që “çoi në zjarr” kreun e botës katolike.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Grida Duma: Edi Rama më theu shpirtin me atë që bëri, s’ka ilaç që e shëron

Read Next

Reagon ashpër Gaz Bardhi: Kjo është shkelja ligjore që kanë bërë njerëzit e Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular