Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar sërish përdorimin që kryemininistri Rama i bëri fotos së saj përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit.
Duke folur në emisionin ‘Këtë Javë’ në ‘News 24’, Duma theksoi se me atë që ndodhi ajo është prekur shumë shpirtërisht, ndërsa solli si referencë edhe fjalët e aktorit Al Pacino tek filmi ‘Aromë Gruaje’.
“Aty pastaj unë kam një qëndrim krejt tjetër. Unë uroj që mëkatet që bën secili në jetën e vet publike. Më kujtohet ai momenti tek ‘Aromë Gruaje’, kur vjen koloneli që të mbrojë djalin, shiko thotë; të keni kujdes sepse ka një protezë për një këmbë të thyer, ka një protezë për një krah të thyer, por nuk ka një protezë për një shpirt të thyer”, u shpreh Duma te News 24.