Presidenti i nderit të organizatës VATRA në SHBA, Agim Rexha ka lëshuar akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, teksa ka folur nga foltorja virtuale e Sali Berishës në Nju Xhersi.
Rexha ka akuzuar Kim për shkatërrimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe e ka quajtur atë si mbështetëse të Partisë Socialiste në Shqipëri.
Ai e akuzoi më tej ambasadoren Kim për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira të 25 prillit.
“Nuk mund të pranoj sjelljen jo-diplomatike të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila e ka identifikuar dhe njësuar veten me një palë politke në Tiranë. Ndjehem i fyer që një amerikane, njësoj si fëmijët e mi bij emigrantësh në natyralizuar në këtë vend, sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime, por si një governatore e një agjencie private. Ndihem i fyer që ajo harxhon taksat e mija në Tiranë, ti do të ikësh një ditë, por jehona e shkatërrimit të marrëdhënieve me SHBA do të jetë e gjatë. Ambasadore Kim, dil nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie se nuk është në tagrin tënd të shkatërrosh zgjedhje të lira”, deklaroi Rexha.