VIDEO/ Plas sherri në Elbasan, 41-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një lokal në lagjen “Vullnetari” mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Një debat mes dy personave ka përfunduar me grushte dhe sende të forta. Për pasojë, një 41-vjeçar i identifikuar si Adrian Qosja është rrëzuar nga shkallët dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Ai është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar pasi gjendja e tij është e rëndë. Policia e Elbasanit tha se pak orë pas ngjarjes arrestoi një 24-vjeçar me inicialet B.K..

Ai akuzohet se gjatë sherrit e ka shtyrë 41-vjeçarin nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda. Janë të paqarta arsyet e sherrit ndërsa policia thotë se shkak janë bërë “motive të dobëta”. 24-vjeçari, banues në Elbasan akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Presidenti i nderit të VATRËS sulmon Yuri Kim: Shkatërrove marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, po harxhon taksat e mia duke…

Read Next

“Ishte Foltore “trans-oqeanike”/ Floriana Garo shpërndan videon me Sali Berishën pas Foltores me shqiptaro-amerikanët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular