(VIDEO) ‘Pse i ndërrove bravat’/Bashën e lënë nervat në konferencë, bën sherr me gazetaren: Mos më…

Kryetari i PD Lulzim Basha ka replikuar me gazetaren Ambrosia Meta , ndërsa kjo e fundit e ka pyetur se cila ka qenë arsyeja e ndërrimit të bravave.

“A janë ndërruar bravat dhe përse i keni ndërruar që të mos hyjnë demokratët”, pyeti gazetarja.

“I kam kthyer përgjigje televizioneve që i kemi pasur kundër dhe që meritonin bojkot e do t’ju përgjigjem edhe ju”, tha Basha.

Debati i plotë: 

Ambrozia Meta: Përse i keni ndërruar bravat?Lulzim Basha: Sepse ne kemi treguar respekt për media që nuk e kanë merituar respektin tonë në opozitë. Mos më ndërpre…

Ambrozia Meta: Po bëheni si zoti Rama! Ktheni një përgjigje për bravat.Lulzim Basha: Mos bëj zhurmuesen! Pra padiskutim i kam kthyer përgjigje televizioneve që i kemi pasur kundër në kohën kur Syri…

Ambrozia Meta: Keni frikë nga demokratët?

Lulzim Basha: Ta jap përgjigjen e shkurtër.

Ambrozia Meta: Nuk ma heq dot mikrofonin

Lulzim Basha: Berishizimi i zyrës nuk merret me bravat. Ndoshta tek Syri merret Berisha tek Rama. Një gazetare klasi si ti nuk mund të bëjë këtë pyetje. Unë nuk di si ndërrohet një bravë.

Ambrozia Meta: Po blindat…?

Lulzim Basha: Kemi shkresa që PD kërkon që asnjë polic i vetëm, e jo me mjete të tjera të vendoset para demokratëve. Tani do marrësh përgjigjen. Do të të respektoj ty për gazetarinë tënde. Por jo për SyriTv. Do ta them unë këtë. Dje kanë bërë lajme të rreme. Merr një person që vjen nga të përndjekurit. Mos u mërzisni me stafin. Ambrozia dhe kolegët nuk janë pjesë e kësaj. Privatizimi është një dramë e madhe. Por Syri ia ka tejkaluar të gjithëve. Do vijë dita kur Syri të çlirohet. Kuptohet 1/10 lajme janë lajm. Por janë të rreme. E di që janë në stres. Iu jap kurajo se jeni për bukën e gojës aty.

Ambrozia Meta: Ne nuk jemi për bukën e gojës, nuk jemi skllever të pronarëve. *ndërhyjnë edhe gazetarët e tjerë.

Lulzim Basha: Suel Çela friksëson Sali Berishën por jo mua. Mos demostro nervozizëm. Si nuk dole njerëherë që të bënte thirrje për distancim. Erdhi ai, por tha që ishim ne me armë. Suel Çela janë denoncuar disa herë. Po të shkoni në Prokurori do të merrni vesh edhe kallëzimet. Në një shtet të kapur nga Edi Rama, shërbimi më i madh që mund të bënim është të fusja prokurorët mes demokratëve.

Lulzim Basha: Mund ta mbushja edhe unë sallën shumë herë më shumë se Berisha. Sot erdhi si bolshevik. Koha e Berishës ka marrë fund. Ne do të jemi ata që do e çojmë Shqipërinë para. Punojnë çdo ditë për hallet e njëri-tjetrit.

Ambrozia Meta: *nuk kuptohet

Lulzim Basha: Të siguroj që do t’i thërrasim jo në një por në shumë protesta. PD lindi si parti e shpresës, e qytetarisë, e vlerave konservatore. Do ecë para dhe e vendosur. Do lërë pas hijet e korrupsionit.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Basha bën akuzën e fortë: Ja si burri i deputetes së Ramës solli për Berishën, skenën e 11 dhjetorit nga Italia

Read Next

(VIDEO) SKANDALOZE/Ambasadori turk në Universitetin e Shkodrës: Osmanët mbrojtën trojet shqiptare, jemi vëllezër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular