Ambasadori turk në Shqipëri ka shkaktuar një skandal të madh në Universitetin e Shkodrës teksa ka deklaruar se “Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…”
Ndërkaq personalitete publike kanë reaguar ndaj këtij skandali. Kështu shkrimtari dhe njëherësh anëtari i Akademisë së Shkencave, Stefan Çapaliku ka theksuar se “deklaroj, në emrin tim personal, se nuk do marr pjesë kurrë në asnjë veprimtari të këtij universiteti. Me këtë rast, i kërkoj kolegëve të mi, profesoratit të këtij universiteti, se nëse është kështu, siç deklaron “Rector Magnifico” e zgjedhur prej tyre, të pranojnë publikisht, se luftërat pesë shekullore midis shqiptarëve dhe turqve paskan pas qenë shpikje donkishoteske e mendjes së popullit të krishterë dhe musliman shqiptar. Me anën e kësaj deklarate personale i bëj thirrje kolegëve të mi të distancohen publikisht nga “megjlise” të tilla të pakrye dhe të dalin në mbrojte të së vërtetës…”, shkruan Çapaliku.