Emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi, do të rikthehet së shpejti në ekranin e MCN TV.
“Të Paekspozuarit”, është një format televiziv me fokus në gazetarinë investigative dhe temat e aktualitetit politik.
Që prej vitit 2015, në këtë emision, janë publikuar investigime të disa prej aferave korruptive më tronditëse, duke i shërbyer interesit të gjerë publik.
Emisioni do të vijojë me të njëjtin format, me investigime, intervista ekskluzive, analiza dhe komente nga gazetarët dhe opinionistët më të njohur në vend dhe do të transmetohet dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 20:45.

Tags: te paekspozuarit ylli rakipi