Edi Rama në delir: S’ka si ne, Basha është dhëndri që ka nxjerrë para Berisha, Meta dhe Monika

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë përfaqësuesit e tij politik për të shpalosur programin e PS-së.

Përmes një formati ‘one man shou’, Edi Rama që më shumë i ngjante një aktori sesa politikani ka ironizuar kundërshtarët e tij politikë duke theksuar se opozita, e kryesuar nga Berisha, Meta dhe Monika kanë nxjerrë para një dhëndër si Lulzim Basha.

Duke ironizuar opozita, nuk anashkaloi të kaplohej nga deliri teksa theksoi se vetëm Rilindja mund ta bëjë Shqipërinë dhe më të mirë se ata nuk mund të gjenden.

“Në sulm për të mbrojtur drejtësinë nga Saliu, Monika, Meta për të hequr dorë. Në sulm për të mbrojtur qytetet e gropave, ridehja e qeverisë, në sulm për të shtrirë rilinjden më tej në zonat rurale që ka më shumë nevojë. Në sulm për të mbrojtur vendin nga avazet e vjetra për ato që duan të rikthehen në qeveri me figura të vjetra. Në sulm për të hapur deri në fund rrugën e tre të Shqipërisë, me katër aeroporte dy porte turistike, me vepra që do të ndryshojnë faqen tonë. Në sulm për të njehsuar me emrin Shqipëri dhe jo me fjalën emigracion me të ardhmen. Pa harruar se duhet të fitojmë luftën me armikun e padukshëm dhe të zhdukim deri në fund plagët e tërmetit, dhe të rikthejmë në shtëpi të reja të gjithë familjet. Kush mund ti bëjë të gjitha këto? Kush mund ti fitojë betejat që i duhen Shqipërisë? Kush mund ta dërgojë vendin përpara përveç nesh ? Kush, cili, apo cila? Kush nga shqiptarët i ka lënë mendjen,veshët me fajde te Monika apo pa gale të iliri dhe Saliu, mund të mos e shikojë ndryshimin e madh. Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasëm, me katastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel  Dules,  me preshët e Tritanin, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit me rakinë e Leskos  me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kurrë, por kanë frikë. Kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit”, ka thënë Rama.

Vinkmag ad

Read Previous

Video/ Rikthehet emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi. Ja ku do të mund ta ndiqni

Read Next

Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular