
Kreu i Komisionit të Partisë Demokratike Jemin Gjana ka kërkuar ndihmë nga kolegu i tij teksa lexonte emrat e personave që votuan për shkarkimin kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë. Gjana lexoi listën deri tek shkronja H dhe më pas i tha Albert Abdylit që t’i lexonte ai të tjerët. Por ky i fundit nuk pranoi, duke shtuar se i dhembte koka.
Me 4 vota kundër! Shkarkohet Edi Paloka dhe anëtarët e kryesisë
Pjesë nga biseda:
Jemin Gjana: Nga H te ZH, hajde lexojo pak, hajde
Albert Avdyli: Më dhemb koka..
Jemin Gjana: Hajde more. lëre kokën që të dhemb
Albert Avdyli: Jo, jo (largohet).
